74-vjeçari Fuat Mydini i cili u plagos me karrige në kokë “në emër të kreut të PD Lulzim Basha”, ngjarje e ndodhur në Ersekë dje gjatë prezantimit të kandidatit të majtë për këtë bashki ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.
Pas daljes nga spitali, 74 vjeçari është shprehur se Suel Liço 27 vjeç kishte si objektiv për të qëlluar me karrigë liderin e opozitës Lulzim Basha.
“Isha në takimin e Bashës ndërsa gjatë fjalës së tij ka fluturuar një karrige dhe më ka zënë në kokë. Unë isha shumë afër Bashës kur ai po fliste. Karrigia është hedhur në drejtim të tij por më zuri mua në kokë. Aktualisht jam në gjendje të mirë, nuk kam probleme me shëndetin. Liçon e njoh pasi jemi afër fshatit ku jetoj. Unë nuk kam pasur asgjë me Liçon”, përfundon 74-vjeçari.
Redaksia Online
(JavaNews.al)