Fatmir Sejdiu ka thënë se deklaratën e Pavarësisë së Kosovës është dashur ta lexojë Jakup Krasniqi pasi dokumenti është nxjerrë nga Parlamenti dhe jo nga Qeveria dhe as nga Presidenca. Bazuar në këtë frymë, Sejdiu ka thënë se i ka takuar Shefit të Kuvendit të lexojë deklaratën më të cilën ishte shpallur pavarësia para dhjetë vitesh.
“Deklarata e Pavarësisë është një dokument i Kuvendit të Kosovës dhe duhet të jetë e qartë kjo, realisht në kuptimin funksional mbi këtë natyrë do t’i binte kryetarit të Kuvendit ata janë marrë vesh meqë kanë qenë të një subjekti politik dhe e ka lexuar kryeministri Thaçi po është një dokument që është dokument i Kuvendit”, ka thënë Sejdiu, për Kosovapress.
“Kuvendi e ka miratuar as unë as kryeministri Thaçi nuk kemi pasur të drejtë të votojmë asnjëri as tjetri sepse që të dy nuk kemi qenë deputet në Kuvendin e asaj kohe. Ajo që dihet është se ky dokument është dokument i përbashkët i disa vetave që kemi punuar në të dhe i faktorit ndërkombëtar posaçërisht i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kemi pasur konsulta të shumta”, ka shtuar ai.
Fatmir Sejdiu ishte President i Parë i Republikës së Kosovës. Ka udhëhequr LDK pas Ibrahim Rugovës./a.m.