Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është e shqetësuar për fatin e Adriatik Llallës.
Ai është marrë në mbrojtje nga një eksponent i lartë i kësaj partie, ish-ministri Ylli Manjani.
Sipas tij, Llalla po përndiqet familjarisht nga SHBA, njësoj siç familja e tij u përndoq nga regjimi i Enver Hoxhës.
“Ironi e madhe e fatit!
Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga rregjimi i Enver Hoxhës.
Sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH.!
Këto janë faktet e vetme që shohim ndaj familjes Llalla. Të tjerat janë komente, dyshime e hamendësime.
Me dyshime e hamendësime, pra pa prova të vërtetuara gjyqësisht, kishte dhe ka një radhë shumë të gjatë VIP-sh, përpara Adriatik Llallës, që duhen ndëshkuar…
Parimet e demokracisë na mësojnë se personi dënohet gjyqsisht që të quhet fajtor! Pra mirë do ishte ta dinim se cfarë korrupsioni “të rëndë” ka bërë zoti Llalla, që tja hiqnim vizën edhe ne!
Deri më sot nga perëndimi kishim mësuar se askush nuk ndëshkohet me hamendësime!
Tani sjemi më të sigurtë…
I bie që rregjimi i Enverit paska qenë “largpamës”….
Shumë e çuditshme”, shkruan Ylli Manjani.