Monika Kryemadhi ka qenë eksponenti kryesor i opozitës këto muaj, në luftën kundër mazhorancës. Nuk ka pasur ditë që ajo të mos dilte me ndonjë deklaratë apo të mos shfaqej në television. Me agresivitetin e saj, ajo madje arriti të lërë në hije edhe Lulzim Bashën, që gjysmën e javës e kalon në Shqipëri, e gjysmën tjetër në shtëpinë e tij të dytë në Holandë.
Por, çuditërisht ka më shumë se një javë, që Monika Kryemadhi është “zhdukur”. Reagimi i fundit i saj, ka qenë më 9 shkurt. Edhe pse ka pasur disa çështje të rëndësishme, si ajo e Adriatik Llallës, apo çështja e pedagogëve dhe artistëve, kryetarja e LSI-së ka heshtur.
Ajo nuk ka mbajtur asnjë qendrim.
Madje ka heshtur edhe të enjten në Kuvend, ku në mungesë të Bashës, gjithë skenën ia ka lënë Sali Berishës. I vetmi që e ka mbajtur “gjallë” LSI-në këto ditë, ka qenë Petrit Vasili, që i kërkon llogari Amerikës pse ka futur në “Listën e Zezë” Adriatik Llallën. Me sa duket, kjo është një kohë reflektimi për Kryemadhin.
Ose ka ndonjë hall tjetër! (TemA)