“Meta ka të drejtë të informohet për Detin, por jo të bëhet pjesë e axhendave politike”

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Zona Debat” në “Klan Kosova” ka komentuar negociatat mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë për sa i përket marrëveshjes me detin.

Rama ka folur gjithashtu për takimet e ditëve të fundit të presidentit meta me ish-presidentët  e tjerë të vendit për tu këshilluar për aprovimin e këtyre negociatave.

Rama nuk e ka cilësuar sit ë qëllimshme vonesën e këtij miratimi, por si kohë e nevojshme që i duhet Metës për të marrë vendimin e duhur.

Pjesë nga intervista:

Cili është situata me marrëveshjen me Greqinë, ku ka ngelur ky proces?

Nuk është e njëjta gjë është krejt e ndryshme, Jemi në një situatë ngërçi prej disa vitesh me Greqinë, si pasojë e faktit e një marrëveshje mes qeverive të shkuara, është konsideruar antikushtetuese.

E cila në një votim 9 me 0 është cenuar integriteti territorial i Shqipërisë.

Kjo ka qenë arsyeja që në ditën e parë kemi ngritur këtë çështje me palën grek. Pala greke për në periudhë shumë të gjatë, të dëgjonte për këtë çështje.

Nuk me kujtohet koha por ka qenë viti 2015, pasi pala greke ka hapur tenderin për shpime në zonën naftë mbajtëse, ne kemi kërkuar pezullimin e menjëhershëm.

Për sa kohë ka një kontest në ujëra detare të dy shteteve, ku ka qenë momenti ku pala greke nuk mundi të impononte në mënyrë të njëanshme një marrëveshje nul.

Ka qenë një proces i vështirë në kemi ngriture tensionin dhe nuk kemi pranuar të mbyllim sytë qoftë përball integriteti territorial të Shqipërisë, qoftë më çështjen çame, qoftë me ligjin e luftës që është një problem serioz që ka implikime të drejtpërdrejta për gjëra të tjera.

Edhe varrezat, duhet ta theksojë ne nuk kemi bërë një marrëveshje, por kemi zbaruar marrëveshjen e vjetër.

U kemi thënë fqinjëve tanë o ulemi dhe zgjidhim plagët e të shkuarës, sepse kështu nuk mund të ketë fqinjësi të mirë.

Nafta është në territorin grek apo shqiptar, sepse thuhet se ata po marrin naftën?

Kjo është një përrallë, që vjen nga një deformim i një deklarate të ministrit të jashtëm grek. Po sot opozita ka kërkuar sërish informacion në komision parlamentar dhe ky është një keq informimin.

Ata që kanë kërkuar këto janë të palës tjetër që kanë frikë nga marrëveshja e vjetër. Ata rrezikon që t’i nxjerrë në një dritë negative.

Pse Berisha kërkon arbitrazhin?

Po të ishte për të humbur, ne nuk i hynim gjithë kësaj përpjekje, e cila ka pasur kosto në komunitetin ndërkombëtar.

Ne kemi hyrë për të marrë mbrapsht ato që humbën në vitin 2009.

Nuk e kanë kërkuar grekët.  Ne kemi hyrë të marrin atë që i takon.

Pse Meta nuk jep miratimin për negociata dhe pse nuk ka emra për grupin negociator?

Unë nuk mendoj që presidenti refuzon, unë mendoj që presidenti ka të gjithë të drejtën e vet dhe ta qëmtojë të gjithë këtë porces, duke marrë parasysh që procesi vjen pas një rezultati të padenjë.

Nuk dua të mendoj se presidenti është përfshirë në ndonjë axhendë politike për ta dështuar këtë proces.

Nuk mund të ngrihet një grup negociator, pa marrë plotëfuqishmrinë nga presidenti dhe sipas legjislaturës./Tema/

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com