Nikos Kotzias, ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë ka deklaruar se termi Maqedoni është përdorur si diçka kombëtare, e jo si karakteristikë gjeografike, ndërsa tani duhet të gjendet një përcaktim territorial ose gjeografik. Ai ka treguar se dëshron që të ketë një emër në gjuhën sllave, shëmbull “Nova Makedonija, Gorna Makedonija, Vardar Makedonija”, dhe nëse do të ishte kumbarë, thotë se nuk do të dëshironte që emri Maqedonia të jetë pjesë e zgjidhjes.
Kotzias ka zbuluar se në Vjenë ka patur thuajse 12 orë bisedime, por që ende nuk ka pajtim për asnjë pikë, duke shtuar se varet si interpretohen gjërat, kur bëhet fjalë për deklaratën e Zaevit, për gjoja pajtim për tre nga shtatë pikat kontestuese.