Procesi i derregullimit(thejshtëzimit) të cilin qeveria shqiptare po e paraqet si prioritet në disa fusha është ende një debat që nuk po ngjit në opinionin publik.
Ilir Beqja në një intervistë për gazetën “TemA” shpjegon trendin botëror të derregullimit dhe mundësitë që ka shoqëëria shqiptare për të përfituar nga thjeshtëzimi I shërbimeve, që ulin shumë kostot e shërbimit ndaj biznesit dhe qytetarëve si dhe krijojnë një mekanizëm më të baratë për tu shërbyer qeyatërve.
Po flitet për procesin e derregullimit, një koncpet që jo gjithkush e kupton. Çfarë është duke bërë qeveria me këtë process?
Në fakt duket si term që ka të bëj më “’rëmujën” por në fakt ka të bëj me thjeshtëzimin. Është prezantimi nga qeveria i thjeshtëzimit të Shërbimeve Administrative është një moment i rëndësishëm për të bërë një bilanc se çfarë është arritur, por, pa dyshim, edhe për të vlerësuar se cilat janë sfidat në të ardhmen.
Është një proces që po nis tani?
Jo. Është një process I nisur më parë me gjtihë reformat e qeverisë, por që tani ka një fazë intesifikimi. E rëndësishme është që mbahet parasysh se thjeshtëzimi është proces i vazhdueshëm. Këtë tregon edhe eksperienca botërore. Edhe vendet që perceptohet se janë të avnacuara kanë programe ambicioze për të thelluar thjeshtëzimin dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe sipërmarrjet në marrdhëniet me administratën publike apo me ofruesit e shërbimeve publike. Psh, vitin e kaluar, një grup ekspertësh i propozoi qeverisë suedeze që të përcaktojë “digitalization targets”. Në javën e parë të 2018, Portugalia ka përditësuar Rregulloren e Interoperabilitetit Digital Kombëtar. Apo Bashkimi Europian ka vendosur së fundmi objektiva të qartë se çfarë duhet të arrijë deri në 2019 për interoperabilitietin. Për më tepër që vetë zhvillimet e teknollogjisë mundësojnë lehtësime e thjeshtëzime që para disa vitesh ishin madje të paëndërrueshme.
Çfarë reformash mund të listohen në këtë proces?
Në vitet e fundit në Shqipëri janë bërë përparime të mëdha në ndërtimin e sistemeve kombëtarë informatikë që mundësojnë një përdorim masiv të teknollogjisë së informacionit dhe komunikimit. Institucionet përgjegjëse janë treguar agresivë për të synuar sa më shumë që të jetë e mundur ofrimin e shërbimeve digitale të quajtuar të nivelit 4 (kërkesa online, trajtimi dhe përpunimi online, përgjigja online). Po ashtu janë bërë përpjekje të vazhdueshme që kushdo që kërkon një shërbim të mos jetë e nevojshme të japë të njëjtin informacion disa herë, apo siç quhet ndryshe zbatimi i parimit “once only”.
Vetë qeveria është treguar bujare duke vënë në dispozicion fonde jo të vogla për digitalizimin e shërbimeve konsideruar mundësitë e kufizuara të buxhetit të shtetit.
A duket sikur ka një hendek mes mënyrës si prezantohen këto reforma dhe mënyrës se si përfitojnë njerëzit prej tyre?
Në vlerësimin tim ende këto sisteme shfrytëzohen jomjaftueshëm. Ende qytetarët dhe sipërmarrjet nuk vjelin plotësisht frytet e këtyre zhvillimeve pozitive teknollogjike. Duhet më shumë promovim i përdorimit të sistemeve të reja digitale, shoqëruar, pse jo, dhe me “shtrëngesa”. Nëse punonjësit e institucioneve dhe ndërmarjeve publike detyrohen të paguajnë rregullisht faturat mujore të utiliteteve, pse të mos “shtrëngohen” të përdorin masivisht edhe sistemet e reja digitale. Edhe në praktikat e mira europiane këshillohet që qeveritë duhet të nxisin nëpunësit publikë të përdorin sistemet digitale. Ende nuk ndjehet një optimizim i përdorimit të burimeve të disponueshme, qoftë njerëzore (të njëjtat procese kryhen shumë më shpejt), qoftë materiale (duhet të jetë ulur jo pak përdorimi dokumentave letër). Ky optimizim duhet të sjellë përfitime financiare që do të duhet të përdoren për përballuar kostot jo të vogla të përvitshme të mirëmbajtjes së sistemeve. Ende nuk ka përmirësim në perceptimin e korrupsionit, sepse ende njerëzit nuk kanë bindjen se nuk janë minimizuar ndjeshëm ndërhyrjet njerëzore në ofrimin e shërbimeve. Nga ana tjetër, rritja eksponenciale e të dhënave që tashmë disponohen nuk duket se po shfrytëzohet nga institucione të ndryshme për të kryer analiza të dhënash, të cilat para pak vitesh ishin të paimagjunueshme se mund të bëheshin.
Ju keni qenë Ministër I Shëndetësisë, I vënë shpesh në shënjestër të opinionit publik edhe për vonesat dhe sorollatjet administrative që u krijon pacientëve. Si ak qenë efektivititi I refromave tuaja?
Në kujdesin shëndetësor janë realizuar disa përmirësime të rëndësishme në 5 vitet e fundit.
Në vitin 2014, libreza shëndetësore letër u zëvendësua me me kartën e shëndetit po në letër. Duket larg, por deri në 2013 mjekë, infermierë e farmacistë shpenzonin jo pak kohë duke plotësuar librezën në letër. Më tej, prej 2016, pajisja me kartë shëndeti është shërbim i nivelit 4. Mund të kërkohet online, përgatitja dhe personalizimi kryhet online dhe në fund merret online.
Në 2014 receta e barnave të rimbursueshme nga një mujore u bë dymujore. Kursim kohe për të gjithë, pacientin, mjekun, farmacistin. Në pranverë 2017 receta e barnave të rimbursueshme u bë recetë elektronike. Në vend të recetës në letër, pacienti ka vetëm një kod me 5 shenja alfanumerike. Po në 2017, mjekët dhe farmacistët filluan të nëshkruanin elektronikisht. Besoj se deri në mes të vitit 2018 do të përfundojë zbatimi i recetës elektronike të rimbursueshme. Janë 70 vetë që deri vjet kanë punuar çdo ditë për përpunimin e recetave në letër. Mund të bëjnë një punë tjetër apo 410 milionë lekë që shpenzoheshin për pagat e tyre mund të përdoren për të plotësuar të tjera nevoja.
Shtrirja e recetës elektronike të rimbursueshme në të gjithë vendin, krijon mundësinë që, le të themi, prej 1 janar 2019 receta elektronike e rimbursueshme të lëshohet çdo 6 muaj, sipas përcaktimeve të mejkëve për diangnoza të caktuara, ndërsa tërheqja e barnave mund të bëhet 2 mujore. Pra, në 6 vjet mund të bëjmë një reduktim drastik i kohës që një të sëmuri kronik i duhet për të marrë barnat që rimbursohen. Në vend të 12 vizitave te mjeku i familjes dhe 12 vajtje në farmaci në vit që nevojiteshin në 2013, do të ketë 2 vizita te mjeku dhe 6 vajtje në farmaci. Pakësim me 3 herë të kontakteve me sistemin shëndetësor. Lehtësim i madh në rradhë të parë për pacientin, por edhe për vetë sistemin shëndetësor, përfshirë edhe saktësinë makismale të të dhënave.
Që prej pranverës 2017 është disponibël edhe sistemi i referimit elektronik në hallkat e sistemit të kujdesit shëndetësor. Mundëson një lehtësim të ndjeshëm të rradhëve që pacientët duhet të mbajnë për të marrë shërbime qoftë vizita mjekësore, qoftë ekzaminime. Në vend që të mbahet rradhë për të caktuar vizitën/ekzaminimin, për të kryer vizitën/ekzaminimin si dhe për të marrë përgjigjen, është mjeku i familjes që bashkë me rekomandimin të jep një kod me 5 shenja alfanumerike si edhe datën dhe orën e vizitës, ndërsa përgjigjet mund të merren edhe online.
Praktikisht, mjekët e familjes janë ndër profesionsitët më të avanacuar në zbatimin e shërbimeve digitale në Shqipëri. Dhe kjo vlen qoftë për sistemin publik apo jopublik.
Kështu, vetëm në Tiranë lëshohen çdo ditë rreth 7 mijë receta elektronike dhe po kaq ekezutohen në farmaci elektronikisht. Apo çdo ditë kryhen rreth 2 mijë referime elektronike në ditë dhe po aq përgjigje vizitash apo ekzaminimesh jepen çdo ditë në mënyrë elektronike. Pra vetëm në Tiranë, do të kemi në 2018 rreth 5,5 milionë veprime ekektronike në sistemin shëndetësor.
Cilët sektorë të tjerë janë prekur nga këto reforma?
Edhe në sektorë të tjerë zhvillimet e brendshme në teknollogjinë e informacionit krijojnë hapësirë për thjeshtëzime të reja.
Për ilustrim, OSHEE po përfundon zbatimin e sistemit të ri të faturimit. Nëse krijohet historia 12 mujore e leximit dhe faturimit mujor, mund të vendoset objektivi që duke filluar nga 1 korrik 2019 leximi i matësave do të bëhet 1 herë në 6 muaj, ndërsa fatura mujore do të jetë një mesatare konsumit të 6 mujorit të vitit të mëparshëm. Mjafton që të kihet parasysh nga ERE kur të përpilojë dhe miratojë këto risi në formatin e kontratës së vitit të ardhshëm.
Apo, duke filluar nga 1 janar 2019, çdo maturant shqiptar që kërkon të studjojë jashtë vendit, mjafton të bëjë kërkesë në shkollën e tij bashkë me dokumentin e pagesës së tarifës së shërbimit (nëse do të ketë një të tillë) dhe të presë dokumentat në shkollën e vet duke mos qënë nevoja që prindët të shkojnë tek drejtoria arsimore, pastaj te autoriteti përgjegjës arsimor qëndror dhe pastaj në shërbimin konsullor.
Kur thoni që ka vend për thjeshtëzime të tjera, çfarë keni parasysh?
Nëse do flasim për kujdesin shëndetësor, ekzistojnë mundësitë që prej 1 janar 2020 në të gjithë vendin të ketë vetëm dokumenta elektronikë të nënshkruar elektroniksiht. Madje edhe ekzaminimet imazherike apo elektrofizioligjike duhet të jenë vetëm digitale.
E ardhmja mbetet plot me sfida. Qoftë për të rikuperuar disa mangësi jo të vogla.
Sa i kuptojnë qytetarët këto reforma? Dhe sa i përdorin ato?
Për mua është trishtuese që tri elemementë shumë thelbësorë në ndërtimin dhe funksionimin e marrdhënie moderne të qytetarëve dhe sipërmarrjeve me administratën publike, por edhe në marrdhëniet midis vetë subjekteve fizikë e juridikë kanë mbetur pa u përdorur.
Prej shumë vitesh të gjithë kanë një numur identifikimi me 10 shenja alfanumerike. Kam bindjen se më shumë se 95 % e shqiptarëve nuk e dijnë numrin e tyre të idenititetit. Imagjinoni një amerikan që nuk di Social Security Numbër vetjak (madje në USA edhe emigrantët e paligjshëm kanë një SSN). Imagjinoni një italian që nuk di Codice Fiscale vetjak. Imagjononi një francez që nuk di Numero INSEE vetjak.
Prej 10 vitesh kushdo prej nesh zotëron një Letërnjoftim Elektronik, që veç të tjerash ka një chip dhe një kod PIN për këtë chip. Jam i bindur që më shumë se 99 % e shqiptarëve nuk e dijën PIN kod të letërnjoftimit vetjak.
Po adresën numerike të vendbanimit të rezidencës a di kush në Shqipëri? Ende jo, megjithë jo pak fonde dhe energji të shpenzuara deri tani. Imagjinoni një amerikan që nuk ZIP kodin e vendbanimit të tij.
Pse nuk i dijmë këto tri elementë, ndërkohë që dijmë përmendësh PIN kod të telefonit cellular apo të kartës bankare? Sepse nuk i përdorim në jetën e përditshme. Sepse nuk na duhen. Sepse nuk na i kërkon njeri. Sepse shërbimet që na ofrohen nuk janë ndërtuar rreth këtyre tri elementëve. Ndërkohë, mendoj se është gati që edhe qytetarët të fillojnë të përdorin nënshkrimin elektronik në marrdhënie me administratën publike, por edhe me sipërmarrjet private që ofrojnë shërbime. Duhet një plan ambicioz kombëtar që nga 1 janar 2020 të kemi një tabllo krejt tjetër në Shqipëri për sa i përket identifikimit të qytetarëve dhe vendbanimit, autentifikimit dhe nënshkrimit.
Sa më lart janë plotësime të boshllëqeve të së kaluarës. Ndërkohë duhet të fillojmë të mendojmë seriozisht se çfarë do të bëjë në dekadën e tretë të shekullit 21.
Çfarë përvojash ofron sot Perëndimi në këto fusha?
Së pari, para pak ditësh marrveshja e koalicionit në Gjermani, midis të tjerash, ka edhe objektivin se brenda vitit 2025 qasja në internet të shpejtë do të jetë e drejtë ligjore (legal right). Me paratë arkëtuara nga dhënia e licensave 5G, qeveria gjermane do të angazhojë mjetet financiare për të përmbushur këtë objektiv. Një dokument i brendshëm i hartuar për Shtëpinë e Bardhë i javëve të fundit ka marrë në konsideratë që qeveria amerikane të ndërtojë vetë një rrjet kombëtar 5G. Edhe pse propozimi është refuzuar (e vështirë që të pronohet ideja e një rrjeti publik kombëtar pikërisht aty ku ka filluar që prej 1984 demonopolizimi i telefonisë) propozimi bart rëndësinë e jashtëzakonshme që ka qasja në internet të shpejtë. Ndërkohë, agjencia e specializuar e Komneve të bashkuara për telekomunikacionit (ITU) ka dakortësuar për një set kërkesash ambicioze për teknologjinë e komunikimit pa tel, 5G. Shpejtësia e shkarkimit duhet të jetë të paktën 20 gigabit për sekondë, koha e përgjigjes më pak se 1 milisekondë dhe aftësia që në një kilimetër katror të lidhen të paktën 1 milionë pajisje. Kështua në disa vite do të mund të ofrojhen shërbime që deri më sot as që mund të mendohen. Po Shqipëria çfarë do të bëjë me 5G? Një plan i qartë se kur do të jetë prezent në Shqipëri 5G do të vendosë edhe objektiva për zhvillimin e shërbimeve publike të reja. Plani duhet të trajtojë më kujdes liçensimin e frekuencave 5G. Plani duhet të marrë në konsideratë qoftë mosinteresin e sipërmarrjes private për të investuar (duhet shumë më tepër investim krahasuar me rrjetet 4G, të paktën me çmimet aktuale të teknollogjisë), qoftë tarifa të përballueshme nga gjithë popullsia e vendit. Jo pak vende, prej vitesh përodrin para publike apo mundësitë e partneritetit publik-privat për të mbluar zona e quajtura “të bardha” (janë zona ku sipërmarrja private nuk ka interes të mirëfilltë ekonomik të ofrojë shërbime).
Së dyti, në vitin 2017, qeveria e Dubait ka marrë angazhimin strategjik që vendi i saj do të jetë i pari në botë me qeversje që mbështetet në blockchain që të zhvillojë internetin e transaksioneve (internet of transaction). Po Shqipëria çfarë do të bëjë? Të paktën duhet të vendosë sa më parë komunikim zyrtar me Global Blockchain Business Council. Pse jo edhe me Global Blockchain Council, pjesë e Dubai Foundation.
Së treti, po kalojmë me shpejtësi nga një mjedis “no data” në një mjedis “big data”. Duket se nuk dijmë të notojmë të detin e paanë të “big data”. Duhen angazhuar jo pak njerëz që të fillojnë të merren thjesht dhe vetëm me “data analytics”.
Së katërti, përdorimi masiv i teknollogjisë së informacionit dhe komunikimit dhe prezenca e disa sistemeve që po bëhen jetikë për qytetarët dhe sipërmarrjet kërkon më shumë vëmendje për përdorimin e të dhënave, sigurinë e të dhënave, privatësinë e të dhënave, etj.
Rradhitja e mësipërme është rastësore ndërsa lista, sigurisht, që nuk pretendohet të jetë shterruese. Pa dyshim që duhet të ketë edhe sfida të tjera. Le të shërbejnë këto shënime për të nxitur një debat të gjerë për sa më sipër.