Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar Qendrën Spitalore të Elbasanit në prag të kësaj fundjave, ku në fokus ishte prezantimi i investimeve serioze të sterilizimit.
Në këtë spital ekzistonin ende instrumente të pandryshuar që prej të paktën 30 vitesh, jashtë çdo lloj standardi sterilizimi dhe që ishin dhe një ndër shkaqet e infeksioneve të rënda post-operatore tek pacientët.
· Procesi i sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë deklaroi ministrja aktualisht është shtrirë dhe në spitalin e Elbasanit, Librazhdit dhe Gramshit duke zgjeruar hartën e ofrimit të këtij shërbimi që po sjell një erë të re në kirurgjinë shqiptare.
· Mbi 400 intervente u kryen me instrumentet e rinj në muajin Janar në spitalin e Elbasanit (rreth 500 në total bashkë me spitalet e Librazhdit dhe Gramshit) duke sjelle uljen e infeksioneve spitalore dhe nje cilesi sherbimi te certifikuar te standarteve europiane.
· Me kete sherbim qe po shtrihet ne te gjithe vendin, garantohet cilësi shumë e mirë shërbimi dhe reduktim të ndjeshëm të infeksioneve spitalore për 50 mijë pacientë që u nënshtrohen operacioneve çdo vit. Ulje e ditëqëndrimit në spital, pakësim shpenzimesh. Fiton shëndeti I qytetarëve!
Investimet
· Nje sere nderhyrjesh do te transformojne kete vit spitalin e Elbasanit per ta kthyer ne nje qender te standarteve me te larta. Ish-Kiurugjia e spitalit te Elbasanit me investimin e ketij viti me vlere 165 milion lekë do të shndërrohet në një urgjencë multifunksionale si dhe do të përfshijë shërbimin e kardiologjisë dhe neurologjisë.
· Investimeve në këtë spital I shtohet një gamë e gjerë dhe shumë e rëndësishme aparaturash biomjekësore moderne këtë vit, duke filluar nga rezonanca magnetike, grafia e lëvizshme, eko, inkubanotë etj me vlerë rreth 1.2 milion euro.