“Ta mbys deri sa mem mbyt“. Report Tv ka siguruar audion ekskluzive të Sadetin Sulës shkodranit që për të vrarë gruan përdori punëtorin e mobilerisë Fatjon Karmeshtan. Sipas kësaj audio dëgjohen teksa Sadetin dhe Fatjon flasin mes tyre për planin e vrasjes së Suela Sulës ish-bashkëshortes së Sadetinit.
Suela ishte bashkëshortja e Sadetin, ndërsa ky i fundit është përgjuar kur flet me Fatjon in për “magjinë” që ai duhet të kryente ndaj saj dhe për mënyrën se si të fshihnin provat pas ngjarjes. Suela Sula u gjet e pajetë dy vite më parë në tualetin e mobilerisë që kishte në pronësi familja. Dy vite pas këtij krimi, u zbulua përmes ADN autori i vrasjes, Fatjon Karmeshta, ish-punëtor në mobileri i cili është porositur nga bashkëshorti i Suelës, Sadetin Sula.
Fatjoni shprehet: Edhe mos me e diskutu me kërkën Sadetin, dëgjo a të them një fjalë. Nuk ban me u përfol asnjë maj gjëlpone se e kërkon puna jo unë.
Sadetin: Unë kam fol, jam ul me të fola fola fola. Zonjë Nqs don mu fort e bën i kët punë, nqs se ban është puna jote.
Fatjoni: Unë rrah gjoksin, sa të filloj me ni ligësin, ti hape gojnë fatjoni ka me tu përgjij.
Sadetin: Në rregull. Tash sa të filloj.
(Por kjo është një pjesë e përgjimeve të dëgjuar një ditë më parë në procesin ku i pandehur për akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim të ish gruas është Sadetin Sula).
Fatjoni: Un di gjithça i di tana gjanat di edhe punën e 500 Euroshit ja kujtova dajs. Ti i ke var turinjt kot me mu. Ka ra tel Fatjon du ikët ikët tjam përgjigj
Sadetini: Kur don me punu punon tpaktën mthojn deri ktu kam forc, e ta mbys deri sa mem mbyt. Tash dy vjet i tham un atij.
Fatjoni: Për zotën mar a e din qa i baj un asaj. Un at me e ba të marr e mas me ken e zoja me fol. Aja mas me ken e zoja me qil gojën. Po mir ma daj qa ban ti qa ban? I thash dajs.
Fatjoni: Nigjoje tesh nigjoje heee po e di mar për zotën nuk mdhimet trilleku për kryt tre fmive. Qfar lesh trillekut i thas un nuk e la me ba rrahman. Nëqoftëse un kam 10 her frik ai ka 100 her frik. E pse ka 100 her frik?
Fatjoni: Me Elën a je tu shku mir?
Sadetini: Me Elën? Ja maaa ça me shku mir, Elës si kam fol hiq kur sflet ajo po i flas un. Po i bi ngjuj ee. Shyqyr që kam ndje mir.
Fatjoni: Mir mir se Myzaferi njat pun kishte ngoj, qe tesh që kam ardh un: Un jam ai që e nxis me punu. Unë fola me Myzaferin: Un nuk kam për me shku ma në Gjermani, Holland as Spanjë.
Sadetini: I kam than Besnikut e Drits, po keni me shku te Beni me marr lek. 1.5 miljon njeri e 1 miljon tjetri telefonat i keni e tana me vazhdu punën. Keni me shit madhin me ata lek me shit e me gjiru me punë për vedi. Se për mu e lshoj me qera e jam nrregull. Spo asht naj problem i fort. Jam tu i menu mar Fatjon tana se asaj si dihet.
Fatjoni: Un du me shku te hoxha me e kry kët pun.
Sadetini: Ja ma lene. Ke me ja blloku paret aaa
Fatjoni: Me ja blloku paret e me e hedh edhe kyt si e motra mas me u ndi ma.Rusit qose dan me ia qu naj gja, qaja.
Fatjoni: Ne mas e kryshin kshu ndryshe asht i krym ky muhabet.
Sadetini: Po ja q….. ropt asaj. Se ai ka pasunin ka lekun, rri mar daj urt.
Sadetini: Pislleqet që ka ba eeee.
Fatjoni: Normal të tana. Për me u përfol nuk duhet hiq. Hiq mar hiq as në telefon as hiq tmajm rregullin që e kena ndor. Po kur tshkojm te vorret duhet me ken ti. Kot po tham un, naj gja smundesh me marr a?
Autori i dyshuar i vrasjes së nënës së tre fëmijëve, Fatjon Karmeshtna ishte punëtor i çiftit Satedin dhe Suela Sula në mobilierinë e tyre në Bushat të Shkodrës, aty ku ka ndodhur krimi në prill të 2016-ës. Për Fatjon Karmeshtën Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi në datën 23 janar 2018 masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve për këtë krim.
Regjistrimet audio u zbuluan një vit pas ngjarjes nga njëra prej motrave të viktimës, e cila teksa ka dëshmuar në gjykatë, tregoi se dispononte përgjime audio që vetë motra e saj, e ndjera Suela Sula, i kishte bërë përpara se të ekzekutohej./ReportTV