Pothuajse gjysma e të gjitha krimeve të dhunshme në Shtetet e Bashkuara janë kryer nën ndikimin e alkoolit dhe një grup studiuesish nga Shkolla e Psikologjisë në Universitetin e Australisë mund të kenë zbuluar arsyen se pse ndodh kjo gjë.
Sipas studiuesve kjo vjen për shkak të efektit të alkoolit në tru.
Ekipi mori në studim 50 të rinj të shëndetshëm dhe përdori skanime MRI për të matur rrjedhën e gjakut.
Atyre iu dhanë 2 pije. Njëri grup konsumoi pije alkoolike, vodka ndërsa të tjerët pije joalkoolike.
Pasi i konsumuan iu nënshtruan testit MRI dhe ndërsa u provokuan për çështje të caktuara për të matuar se sa agresivë ishin, ata reaguan në mënyra të ndryshme.
Për grupin që nuk piu alkool, prvokimi nuk rezultoi në një ndryshim të rëndësishëm. Nivelet e agresionit ishin normale dhe nuk ishte e vështirë që këto njerëz të qetësoheshin.
Ndërsa për grupin që piu alkool, përgjigjet e trurit ishin shumë të ndryshme.
Kur studiuesit vune re agrisivitet, regjionet e kortezës prefrontale te trurit të grupi të dehur treguan një aktivtet të zbehur dukshëm. Qendrat e kujtesës së trurit, nga ana tjetër, treguan nivele të larta të aktivitetit.
“Këto rajone mund të mbështesin sjellje të ndryshme,”-shpjegoi autori i studimit, Thomas Denson. “Të tilla si paqja kundrejt agresionit, varësisht nga fakti nëse një person është i esëll apo i dehur.”
Pra përfundimi i studimit është se alkooli ju bën të dhunshëm.
a.ç