Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i grumbulluar rishtazi nga Cristian Panucci për miqësoren e luajtur kundër Turqisë, u bë protagonist në mbrëmjen e sotme të Europa Leagues.
Sfidën mes AEK-ut të Athinës, skuadrës ku Ajdareviç aktivizohet dhe Dinomas së Kievit, mesfushori e nisi nga stoli dhe u aktivizua vetëm në minutën e 79′.
Një minutë më pas AEK fitoi një goditjeje dënimi në krahun e majtë të sulmit të vendasve dhe fillimisht topi u përplas në murë dhe më pas u krosua në zonë, ku Ajdareviç e goditi me kokë dhe e dërgoi në rrjetë, me portën e boshatisur.
Sfida mes AEK-ut të Athinës dhe Dinamos së Kievit përfundoi në barazim 1-1, ndërsa vendimtar ishte goli i Ajdareviç./a.m.