Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndodhet ditën e sotme në Komisionin e Integrimit Europian, ku po raporton para anëtarëve lidhur me çështjet më të nxehta të ditëve të fundit.
Gjonaj ka bërë me dije se nga verifikim I tyre ka rezultuar se 130 punonjësi të policisë së burgjeve kanë dalë me rekorde penale dhe sipas saj, për ta ka filluar procedim disiplinor.
“Nga një vlerësim që është bërë me drejtorinë e Burgjeve ka rezultuar që rreth 130 punonjës të policisë së burgjeve kanë qenë me rekorde penale, për të cilët njëkohësisht ka filluar një procedim disiplinor për të parë nëse ata mund të qëndrojnë apo duhet të largohen. Në rast se nuk merren këto masa për këtë staf të rëndësishëm do të jetë e pamundur funksionimi normal dhe përgjegjshmërisë brena këtyre institucioneve.”, -tha Ministrja.
Ndërsa, ajo ka njoftuar se brenda këtij muaji do të hapet edhe burgu i Reçit në Shkodër, ku do të ketë një kapacitet prej 750 të burgosurish.
“Brenda muajit shkurt do të hapim edhe burgun e ri të Reçit në Shkodër i cili ka një kapacitet të lartë rreth 750 persona të dënuar dhe paraburgosur, i cili investohet nga fondet e BE dhe pjesërisht nga buxheti i shtetit.”,- Etilda Gjonaj./a.m.