Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në Elbasan.
Mësohet së makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kolonë betoni.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Cërrik- Mollas.
Viktima drejtonte automjetin me targë AA 931 CH.
20 vjecari A.Xh humbi kontrollin e mjetit dhe dola nga rruga
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.02.2018 në aksin rrugor Cërrik- Mollas shtetasi A.Xh., 20 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë duke drejtuar mjetin me targa AA 931 HR ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kollonë betoni të një muri rrethues.
Si pasojë ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
a.ç