Pavarësisht debatit që ka lindur këto ditë mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës, të gjithë bien dakord për nevojën e një Teatrit të ri Kombëtar.
Kjo pasi godina ekzistuese e ndërtuar që para Luftës së Dytë Botërore, është e rrënuar dhe nuk ofron as kushtet minimale për aktorët ashtu edhe për spektatorët artdashës.
Kushdo që i ka rënë rasti të shkojë qoftë edhe në një nga shfaqjet e dhëna në Teatrin Kombëtar është përballur me një ambient të errët dhe të ftohtë, ndryshe nga pritshmëritë që mund të ketë për skenën më të rëndësishme të artit dhe kulturës në vend.
Por në fakt kjo është ndjesia që percepton një spektator, pasi ambientet e Teatrit Kombëtar janë në një situatë edhe më të rëndë, për mos të thënë edhe të rrezikshme për aktorët dhe publikun.
Fotot e mëposhtme tregojnë gjendjen reale të kësaj godine, ku siç edhe shihet nuk mungojnë muret dhe dyshemetë e çara, tuba e kabllo elektrik të zhveshur, madje edhe çatia është e mbuluar llamarina sikur të ishte një magazinë apo një kasolle kafshësh.
Por më shumë se fjalët, fotot flasin vet: