Lulzim Basha ka pritur sot në selinë e PD-së në një takim deputeten Grida Duma. Pas transmetimit të video-skandalit, kjo e fundit kishte kërkuar një bisedë urgjente me kryedemokratin. CNA nënvizon se Basha, është kthyer pas dy ditësh nga një aktivitet jashtë vendit dhe vetëm sot ka rezervuar kohë për një takim kokë më kokë me Grida Dumën. Mësohet se takimi mes tyre ka zgjatur përreth 20 minuta. Ky është takimi i parë mes tyre që pas skandalit të publikuar në media, ku deputeti Ervin Salianji shkëmbente mesazhe erotike me shtetasen G.D.
ma.me