Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me senatin e Universitetit të Tiranës tha se vonesa e pagave tregon se reforma në arsimin e lartë është një sifdë. Rama duke iu referuar akreditimit të universiteve tha se Universiteti i Tiranës është bishti i fundit i kavallit.
Kreu i ekzekutivit deklaroi se nuk do rrisë më pagat për pedagogët, pasi janë vetë universitetet që duhet të përcaktojnë për rritjen ose jo të pagave dhe kjo do të varet nga performanca.
“Unë dua sot ta di çfarë kërkoni nga ne. Nëse kërkoni rritje të financimit për grantin e pakushtëzuar jemi dakord 100% dhe do ta rrisim. Nëse kërkoni që qeveria të mos merret më me paga, jo rriten jo ndalen jemi dakord 100%, rritin vetë, ulini vetë, diferencoini vetë. Po nuk diferencuat pagat jeni të dënuar të mbeteni në bisht të gjithë reformës dhe në bisht të gjithë universiteteve të tjera.
Siç jeni sot, bishti i universiteteve bazuar në akreditimin e bërë nga birtanikët. Bishti i fundit i kavallit të universiteteve të Shqipërisë dhe për këtë nuk ka faj as reforma, as ligji, as aktet nënligjore dhe besoj që nëse flasim për përgjegjësi hajde ta ndajmë. Doni të marrim përgjegjësi ta marrim të përbashkët, por secili në pozicionin e vet.
a.ç