Një 46-vjeçar nga fshati Fitore në Sarandë, është arrestuar ditën e djeshme në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Botës.
Shtetasi Petrit Babi ishte shpallur në kërkim, pasi është ka dhunuar me sende të forta shtetasit me inicialet N.V dhe L.V, pas sherrit për pronën.
“Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në pikat kufitare, në sistemin Tims, Petrit Babi ka rezultuar shtetas i shpallur në kërkim, sepse më datë 01.02.2018, në fshatin Vrion, Finiq në bashkëpunim me shtetasin T.Babi kanë goditur me sende të forta për motive pronësie shtetasit N.V. dhe L.V”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.
a.ç