Një 31-vjeçar nga Cërriku është aksidentuar paraditen e sotme, pasi ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte dhe ka përfunduar në lumë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën automobilistike në fshatin Gostimë–Gjyralë, tek ura e Zallit të fshatit Gostimë. Shtetasi Panajot Beqiri, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, dhe ka dalë nga rruga duke rënë në lumë.
Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, dhe pasagjeri shtetasi Xh.B., 23 vjeç, banues në fshatin Gostimë i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Elbasan, është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sakaq, uniformat blu kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shoferit 31-vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.
a.ç