Aktori i njohur Bujar Asqeriu i ftuar në studion e “360Gradë” në Ora News tregoi fakte rrëqethëse nga ajo që ndodh në sallën e Teatrit Kombëtar. Ai kujtoi aktorin Roland Trebicka që sipas tij, ishte i sëmurë me kancer në mushkri dhe nuk kishte ngrohje.
“Administrata jonë nuk ka respekt për artistët. Nuk kam parë njëherë të thirret një artist ti thotë “ ore si je, si je me shëndet”. Kurse Ermal Meta rritet në dashuri dhe ngrohtësi artistike. Ai ka rrethana shumë të ndritshme.
Nuk ka rrugë në artë të lehta, rrugët në artë janë gjithmonë të vështira. Ne dridhemi. Ne dridhemi, bjemë një caj se do vdes. I madhi Roland Trebicka ngrohte duart në filxhanin e çajit për shfaqjen e Ismail Qemalit.
Këtu është të ulërish, këtu është të ulërish, nuk kujdeset njëri për shëndetit. Mbaroi regjistrimin iku në shtëpi nuk doli me Roland Trebicka. Këto janë tmerre. Këto janë të vërteta. Po dridhej, si sëmurë me kancer në mushkri”, deklaroi ai. (Oranews)