Reshjet e shiut dhe dëborës dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin përgjatë 24 orëve të fundit kanë sjellë përkeqësim të qarkullimi të mjeteve në disa akse rrugore të vendit kryesisht në verilindje.
Sipas komunikimit me specialistët e Emergjencave Civile në qarqe, situata deri në orën 13:00 paraqitet si më poshtë:
Qarku Shkodër
Bien reshje shiu të dobëta. Në lartësitë mbi 700 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetëm aksi rrugor për në njesinë administrative Shalë (për në Theth) dhe Shosh të bashkisë Shkodër qarkullohet me vështirësi me zinxhirë. S’ka problem në lumenjtë.
Qarku Kukës
Bien reshje shiu të dobëta. Në lartësitë mbi 800 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetëm aksi rrugor për në njësinë administrative Arren të bashkisë Kukës është i bllokuar nga bora prej rreth 50 cm. Nuk po punohet se është rreth 50 km i gjatë.
Qarku Dibër
Bien reshje shiu të dobëta. Në lartësitë mbi 700 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetëm aksi rrugor Trebisht-Dogana-Maqedoni ka rreth 40 cm borë dhe qarkullohet pjesërisht në një segment rrugor prej rreth 1.5 km, në pjesën e aksit Trebisht-Dogana, me një kalim se ka rënie inertesh. Po punon subjekti kontraktor me një fadromë për heqjen e inerteve në rrugë dhe normalizimin e qarkullimit në të dy kahet e rrugës. S’ka problem nga lumenjtë.
Qarku Lezhë
Bien reshje shiu të dobëta. Nuk bien reshje bore. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.
Qarku Durrës
Bien reshje shiu të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.
Qarku Tiranë
Bien reshje shiu të dobëta dhe lokalisht deri mesatare. Në lartësitë mbi 800 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.
Qarku Elbasan
Bien reshje shiu të dobëta. Në lartësitë mbi 800 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetëm aksi rrugor Librazhd-Steblevë, segmenti Fushe Studen-Steblevë është i bllokuar nga bora prej rreth 50 cm. Po punon subjekti kontraktor për hapjen e këtij segmenti rrugor. S’ka problem nga lumenjtë.
Qarku Berat
Bien reshje shiu të dobeta dhe lokalisht deri mesatare. Në lartësitë mbi 800 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.
Qarku Fier
Bien reshje shiu deri mesatare. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.
Qarku Vlorë
Bien reshje shiu mesatare. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.
Qarku Gjirokastër
Bien reshje shiu të dobëta deri mesatare. Në lartësitë malore mbi 900 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.
Qarku Korçë
Në qytete bien reshje të dobëta shiu të përziera me reshje bore. Në lartësitë mbi 700 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme./a.m.