Identiteti i mumjes me shprehjen e agonisë në fytyrë i ka bërë kureshtarë arkeologët për më shumë sesa një shekull, pasi trupi i balsamosur u zbulua për herë të parë në Tempujt e Vdekjes në Deir el-Bahariut të Egjiptit.
Ekspertët thonë se, e ashtuquajtura “mumja që ulërin” është ruajtur në një mënyrë që nuk ishte parë kurrë ndonjëherë më përpara.
Gjymtyrët ishin të lidhura me lëkurë dhe trupi ishte i mbështjellë me lëkurë dashi, gjë që tregon se personi ishte konsideruar “i papastër”.
Goja pastaj u la e hapur sikur të ishte helmuar.
Por pas vitesh të tëra spekulimesh, hulumtimet e fundit tregojnë se mumja i përket djalit të turpëruar të Ramses III, i cili komplotoi për të vrarë babanë e tij dhe u dënua me varje.
Trupi i balsamosur, apo “Njeriu i panjohur E” siç e quajnë ndryshe, tani është shfaqur për të parën herë në Muzeun e Kajros. Kur u zbulua në vitin 1886, ekspertët dyshuan se njeriu me fytyrën e tmerruar kishte ndërruar jetë prej një helmi, por analizat e mëvonshme dhe shenjat në fyt dëshmonin qartë vdekjen në litar.