Fituesi i Sanremos Ermal Meta ka reaguar përmes një postimin në rrjetin social Facebook lidhur me ato që janë shkruar në median shqiptare për jetën e tij. Duke iu drejtuar gazetarëve shqiptarë Meta ka sqaruar se fjalën bastard që kishte përdorur gjatë një interviste nuk e kishte për babain e tij.
“Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër.
Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.”-shkruan kantautori shqiptar.
Postimi i Ermal Metës
“Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:
Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër.
Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.
Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.
Falemnderit për vëmëndjen.”
ma.me