Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Andi Përmeti, ka reaguar pas publikimit të video-bisedës mes deputetit të PD Ervin Salianji, dhe G.D, bisedë në të cilën nuk ka kufi gjuha dhe mendja.
Sipas Andi Përmetit, Lulzim Basha ka sërish fat që të tregojë se është ndryshe nga Edi Rama, dhe që nuk është imoral.
“Eshte e cuditshme se si fati i perqaset Bashes ne opozite, dite per dite dhe cdo dite me shume.
Sot Basha ka rastin ti tregoje shqiptareve qe ai eshte ndryshe nga Rama, qe nuk eshte imoral si ai dhe mbi te gjitha qe per te morali eshte pjese e rendesishme e drejtimit te neserm te Shqiperise”, shkruan Përmeti.
“Sot Basha ka fatin te perjashtoje te pakten nje nga deputetet e tij nga grupi parlamentar duke i treguar shqiptareve qe vertet gjithsecili ne demokraci eshte i lire te beje cte doje ne jeten e tij private por kurrsesi s’mund te shk…hen dhe q..en ne oren e punes, aty ku paguhen nga taksat tona per tu degjuar dhe per te luftuar kete maxhorance qe cdo dite e me shume po shkaterron Shqiperine dhe jo per tu q… me njeri-tjetrin.
Basha duhet te reagoje. Ne pritje….
P.S. E habitshme se si mund ti ndodhin me shume skandale opozites se vet maxhorances.
Kjo s’do ishte e mundur pa vendimarrjen decizive te Bashes”, vijon ai