Në Tiranë mbahet sot takimi i 12-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE.
Drejtuesja e Delegacionit të KPSA Shqipëri-BE, Monica Macovei kërkon dialog konstruktiv midis partive politike në vend, duke shpresuar se Shqipërisë do t’i jepet rekomandimin për hapjen e negociatave. Ajo thekson se “lufta politike nuk e ndihmon vendin”.
“Ne kemi evidentuar nga Komisioni Evropian se Shqipëria është në rrugën e mbarë të reformave dhe shpresoj që të kemi një rezultat të prekshëm. Njerëzit kanë nevojë për incentiva që të ecin përpara. Nuk është mirë që Partitë në Parlament të luftojnë gjithë kohën. Ne duam pozitivtet dhe konstruktivitet. Ne mirëpresim praninë e të dyja palëve dhe shpresoj që nesër të konkludojmë me rekomandimin dhe nëse kjo nuk ndodh, nuk humbet Parlamenti Evropian, por populli shqiptar. Shpresoj që të kemi një dialog konstruktiv dhe me rekomandime. Askush nuk thotë se gjërat janë perfekte. Ne e dimë këtë gjë, por të shikojmë realitetin dhe çfarë qëllimi kemi. Të jemi realist dhe të ndjekim interesin e popullit shqiptar. Shqiptarët e dimë që duan anëtarësimin në BE”, deklaroi macovei./a.m.