Besojeni ose jo, por Juventus është gati të bëjë cmendurinë në merkato duke kaluar shifrën me të cilën u ble Neymar nga Paris Saint-Germain. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po bëjnë gati një ofertë 250 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, shkruan “Sportmediaset”.
Sipas “Don Balon” qëllimi i Juventusit është që Harry Kane ta udhëheqë skuadrën bardhezi drejt triumfit aq shumë të kërkuar në Champions League. Juventus dhe Tottenham do të takohen nesër në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.