Një çift që duhet të udhëtonte me avionin rus që u përplas të dielën ka ndryshuar biletën në momentin e fundit sepse makina që kishin planifikuar të blinin nuk ishte gati.
Maxim Kolomeytsev i cili mbushi 35 vjeç të dielën do të ishte në fluturimin fatal 6W703 së bashku me të dashurën e ij 25-vjeçare Nazezha në mënyrë që të festonin ditëlindjen me familjen.
Por biznesmeni me fat gjithashtu planifikoi ti bënte vetes dhuratë një makinë të re por kompania e kishte telefonuar duke i thënë se automjeti nuk ishte akoma gati.
” Kur mësova se makina nuk ishte gati shtyva udhëtimin për një javë,”-tha ai.
“Ndryshimi i biletave na kushtoi 170 dollarë,”-u shpreh 35 vjeçari. “Por ne kemi jetët tona.”
Aeroplani me pasagjerë që i përkiste linjës ajore Saratov Airlines u rrëzua përafërsisht 5 minuta pasi u nis për në Orsk nga aeroporti i Domodedovos në Moskë, duke vrarë të 71 personat që ndodheshin në bord.
a.ç