Prokuroria për Krimet e Rënda vijon betejën ligjore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Report Tv mëson se prokuroria i ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Apelit që i riktheu pasaportën Saimir Tahirit. Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, duke folur gjate nje seance parlamentare.
Prokuroria kërkon nga Gjykata e Lartë që të vendosë sërish masën shtrënguese për bllokimin e pasaportës për Tahirin. Organi i akuzës e ka depozituar kërkesën për rekurs në datë 7 shkurt, ndërsa ende nuk është caktuar se kur do të zhvillohet seanca e parë.
Kujtojmë që Apeli ia riktheu pasaportën ish-ministrit në datë 26 dhjetor të vitit të kaluar duke i hequr masën e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Saimir Tahiri po hetohet nga Krimet e Rënda, pasi akuzohet se ka favorizuar anëtarët e dyshuar të grupit Habilaj në trafikun e kanabisit. (Shqiptarja.com)