Një tërmet me magnitudë 4.4 ka rënë juglindje të Malit të Zi, por lëkundjet janë ndjerë edhe përtej kufirit, në veri të Shqipërisë dhe Kosovë
Nga të dhënat e para, rezulton se epiqendra e tërmetit ka qenë 35 km në perëndim të Pejës, e me thellësi 5 km.
Pavarësisht panikut të krijuar, deri në këto momente nuk është raportuar për dëme materiale në asnjë prej shteteve.
a.ç