Pesë shqiptarë kanë rënë në pranga, pas një operacioni të ndërmarrë nga policia greke në kufirin greko-shqiptar.
Mësohet se shqiptarët iu janë sekuestruar 96 kg marijuanë. Droga u kap në Laka të Igumenicës. Mësohet se shqiptarët ishin duke kaluar kufirin në këmbë të ngarkuar me 4 çanta që përmbanin 55 pako me 96 kg 432 gram marijuanë.
Ndonëse nuk dihen identiteti i tyre, thuhet se shqiptarët janë të moshave 26, 26, 31, 31 dhe 50-vjec. Sakaq, atyre iu sekuestruan edhe 5 celularë.
a.ç