Disa shqiptarë janë përleshur me njëri-tjetrin në Itali, ndërsa sipas mediave atje, motivi i sherrit dyshohet të ketë qenë një vajzë.
Mediat shkruajnë se dy grupet e shqiptarëve, janë përleshur në një qendër historike në Cisternino, dhe nga ndërhyrja e patrullës së karabinerëve, u zbulua se bëhej fjalë për dy shqiptarë të zonës ku ndodhi sherri.
Ndërsa dy shqiptarët e tjerë ishin nga Martina Franca, dhe personi i pestë i përfshirë në konflikt, ishte një minoren.
Ka nisur më një përplasje të dhunshme verbale mes dy gupeve të shqiptarëve, e gjitha për një vajzë të zonës. Shumë shpejt kaluan në ofendime të rënda dhe duke ndjekur njëri-tjetrin në rrugicat e qendrës për “të zgjidhur llogaritë”.
Ndërhyrja e shpejtë në kohë e një patrulle të karabinierëve të stacionit të Cisterninos, ka evituar që historia të përfundonte me të plagosur. Ata ndalua 5 të rinjtë, ndërsa u sekuestrua edhe një shkop të cilin e mbante njëri prej tyre./a.m.