Zv/kryeministrja Senida Mesi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, i tha kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili se opozita duke përfshirë edhe këtë parti, është bërë pengesë në resht kundër reformës në drejtësi.
Mesi: Që nga momenti i votimit me 140 vota, opozita aktuale ka nxjerrë lloj-lloj pretekstesh për ta shtyrë.
Vasili: Kush opozitë?
Mesi: Opozita aktuale, besoj edhe ju jeni pjesë e opozitës aktuale. Ashtu në rresht të gjithë kundër reformës në drejtësi. Brenda 2017-s, duhet të formoheshin të gjitha organet e vettingut. Ishim të vetmit që donin ta shtynin këtë proces.
Fakti që nuk kishte vota, kaluan në mënyrë automatike. Kemi bërë të mundur që reforma të realizohej.
Ju e patë çfarë u bë në seancën e fundit në Parlament vetëm e vetëm të bëhej pengesë në sistemin e drejtësisë.