Nancy Pelosi vendos rekord historik në Kongresin Amerikan. Pavarësisht moshës, 77-vjeç, foli për më shumë se 8 orë pa pushim, në një fjalim të përqendruar kryesisht tek ligji i emigrantëve ilegalë të njohur ndryshe si “ëndërrimtarët”.
Lexoi kryesisht letra personale të fëmijëve të emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht ndër vite në territorin amerikan. Ligji që u jep atyre mbështetje të përkohshme, duke u garantuar punësim e mbrojtje financiare, skadon muajin e ardhshëm. Ndërsa administrata Trump ka në plan të mos e zgjasë afatin e ligjit të miratuar gjatë presidencës Obama, por kërkon hartimin e një strategjie të re.
Pelosi, drejtuese e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve kërkoi që marrëveshja buxhetore të mos miratohej, pikërisht sepse nuk parashikonte mbështetje për këtë kategori emigrantësh. Rritja e shpenzimeve buxhetore deri në 300 miliardë dollarë për dy vitet e ardhshme u miratua në senat me konsensusin e republikanëve dhe demokratëve, pas një marrëveshjeje të arritur me mjaft vështirësi.