Kuvendi ka rrëzuar sërish listën e kandidatëve për anëtarë të KLP dhe KLGJ, por sipas rregullores kjo listë quhet e miratuar pas ezaurimit të tre raundeve.
Me 72 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim lista e anëtarëve për organet e reja të drejtësisë u rrëzua, pasi nuk mori 2/3 e votave ose 93 vota.
Lista e kandidatëve për KLGJ
Nga trupa e Avokatisë
-Fatmira Luli
-Alban Toro
Nga trupa e pedagogëve
-Erjon Muharremaj
-Maksim Çoku
Nga shoqëria civile
-Naurela Llagami
Lista e kandidatëve për KLP
Nga trupa e Avokatisë
-Nuriha Seiti Meta
-Tartar Bazaj
Nga trupa e pedagogëve
-Genti Ibrahimi
-Sander Beci
Nga shoqëria civile
Alfred Balla
Parlamenti ka rrëzuar sot me 73 vota kundër dhe 11 pro, projekt-rezolutën e Partisë Demokratike, që i kërkonte qeverisë shqiptare që të ndryshonte qëndrim lidhur me votën kundër në OKB për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Për këtë qëndrim, u miratua rezoluta e Partisë Socialiste me 73 vota pro dhe 11 kundër, e cila e mbështet qëndrimin e mbajtur nga qeveria.