Aleksis Sançez ishte ndër blerjet më të bujshme të merkatos së janarit. Ndërkohë që Murinjo po pret golat e kilianit në fushë, drejtuesit po fërkojnë duart nga fitimet që si u ka sjellë atyre në marketing.
Sipas drejtuesve te Junajtid, sulmuesi ka thyer rekordin e klubit për numrin e fanellave të shitura në merkaton e dimrit.
“Alexis Sanchez ka kaluar me tri herë rekordin e mëparshëm të shitjeve të fanellave te Manchester United në merkaton e dimrit. Kjo marrëveshje gjeneroi gjithashtu interes të madh në mbarë botën në rrjetet sociale”, tha numri 1 i klubit anglez, Ed Woodward.
“Sanchez ishte postimi me më tepër impakt në Instagramin e klubit, e ai që u shpërnda më shumë në Facebook dhe Twitter. Për të treguar se çfarë buje bëri kalimi i Sanchez duhet të nënvizojmë se, njoftimi ynë gjeneroi 75% më shumë sjellje online, sesa njoftimi për shitjen e Neymar”, shtoi ai.
a.ç