1725 -Vdiq perandori rus Petar I Alekseevich Romanov (Pjetri i Madh). Pas ardhjes në fron në vitin 1682 ka kryer sipas modeleve evropiane shumë reforma që patën ndikim të gjerë për shtetin dhe shoqërinë. Luftrat i siguruan Rusisë një pozitë të fortë në Baltik, dalje në Detin e Zi dhe bregun perëndimor të Detit Kaspik. Ai themeloi Akademinë e Shkencave, filloi gazetën e parë ( “Vedomosti”), dhe në 1703 në grykën e Nevës ngriti kryeqytetin e ri të Shën Petersburg.
1828 – Lindi Zhyl Vern (Jules Verne), një shkrimtar francez i romaneve shkencore. Ishte shumë i preokupuar me zbulimet shkencore, vendet e largëta dhe arritjet kërkimore dhe shkroi më shumë se 50 romane, duke përfshirë edhe romanet e famshëm “Rreth botës në 80 ditë”, “20,000 Lega nën det”, “Udhëtim në Hënë”, “Udhëtim në Qendrën e Tokës”.
1975 – Kozmonautët sovjetikë dhe amerikanë filluan përgatitjet e përbashkëta për fluturimet Soyuz-Apollo.
1984 – U hapën Lojërat Olimpike Dimërore 14 në stadiumin “Kosevo” në Sarajevë në prani të 50.000 spektatorëve. Në Lojërat Olimpike të para të mbajtura në Jugosllavi, morën pjesë atletë nga 49 vende, numri më i madh në historinë e Lojrave Dimërore deri më atëherë. (b.an)