Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka zhvilluar një takim me Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, në Kryesinë e Kuvendit.
Mësohet se Vlahutin i ka dorëzuar Kryetares së LSI-së Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Europian.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha gjatë takimit se “Integrimi i Shqipërisë në BE i takon qytetarëve dhe si i tillë ne shpresojmë që brenda qershorit të kemi një vendim pozitiv për çeljen e negociatave”.