Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konfenrencën Kombëtare për Reformimin e Shërbimeve. Gjatë fjalës së mbajtur kreu i qeverisë ka theksuar shkurtimin e burokracive gjatë katyre 4 muajve qeverisje. Rama tha se u mbyll me sukses faza e parë e asaj që ai e quan “Operacioni antitepsi”.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Reformën në Drejtësi dhe Vetting-un si ilaçin e duhur për t’i dhënë fund korrupsionit në nivel të lartë.
“Reforma në Drejtësi dhe Vettingu janë ilaçi i duhur për korrupsionin e lartë, edhe Vettingu. Kemi dhe korrupsionin e gjithëpërhapur, që është tipik për vendet në zhvillim dhe që nuk e gjen në vendet e zhvilluara, ku korrupsioni i lartë është prezent kudo. Ne do vazhdojmë procesin, kemi realizuar disa gjëra të rëndësishme, mes tyre realizimi i një ëndrre të pa imagjinueshme të të gjithë importuesve për të hequr figurën e doganierit nga familja e tyre, por duke pasur doganierin si një hije në çdo hap. Sot të importosh në Shqipëri, deri në pranverë dhe të eksportosh, do të jetë një proces pa doganierin në mes. Mjafton një kompjuter dh për 20 min zhdoganon mallin. Arsyeja themelore ka qenë sjellja e administratës në raport me qytetarin, me sipërmarrësin. Për një muaj e konstatuam këtë qartësisht. Ky problem ishte i kudondodhur, dhuna, presioni, tortura e parazitëve dhe grabitqarëve të shtetit ndaj qytetarit. Kjo për ne është një betejë për jetë a vdekje, dhëmbë për dhëmbë me armikun”, tha Rama.
***
“ERTV Live😊: (Pjesa II) Faza e Parë e Operacionit AntiTepsi – Pas 4 muajsh pune intensive, qeveria plotësisht e përgatitur për realizimin e plotë të një shkurtimi të parë drastik të burokracisë për qytetarët, në çdo sektor. Një hap i madh për rritjen e shpejtësisë së shërbimeve për qytetarin në zyra e sportele dhe uljen e ndjeshme të korrupsionit. Jo vetëm kaq, po edhe masa konkrete kundër parazitëve e grabitqarëve, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al”, shkruan Rama në facebook.