Të dy kandidatët për president te FSHF-se, janë ulur së bashku në barin e hotelit, për të konsumuar një kafe gjatë 15 minutëshit të pushimit, të shoqëruar edhe nga Koço Kokëdhima.
Mësohet se ka pasur një debat me tone të ashpëra dhe Bashkim Fino i ka kërkuar Dukës llogari për njëanshëri në Asamble, raporton gazetari i “Panorama Sport”.
“Si mund te me lesh mua ne fund te salles?! Cfare je ti qe mendon se mund t’i trajtosh njerezit keshtu? Ku ka moral kjo pune? O Koco, do e beje kete ti po te kishe qene ne vend te ketij (Dukes)?”, i është drejtuar Fino, presidentit aktual.