Partia Demokratike depoziton në Parlament amendamentin që përjashton nga pagesa familjet në fshat dhe qytet, që përdorin puset për t’u furnizuar me ujë.
Në projektligjin e Ministrisë së Bujqësisë tarifa e përdorimit të ujit nga puset nuk përcaktohet, duke e lënë atë në vullnetin e qeverisë.
Për të penguar atë që PD e konsideron arbitraritetin e qeverisë, deputeti Endri Hasa propozon që të vendoset në ligj përjashtimi nga tarifat për çdo familje që nëpërmjet puseve, plotëson nevojat familjare për ujë apo i përdor puset për qëllime bujqësore dhe blegtorale.
Ministrisë së Bujqësisë i mungojnë të dhënat e familjeve që përdorin puset për këto qëllime, por sipas të dhënave të INSTAT për ata që jetojnë në fshat, janë rreth 300 mijë familje përfituese nga nisma e Partisë Demokratike nëse ajo do të pranohet nga qeveria.
Deputeti Endri Hasa propozoi gjithashtu që fushata 6 mujore e parashikuar nga qeveria për informimin e qytetarëve dhe plotësimin e dokumentacionit të zgjerohet në dy vjet për t’u dhënë përdoruesve të puseve kohë të mjaftueshme për regjistrimin e tyre./a.ç