Pas intervistës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në gazetën “Ta Nea”, seksioni grek i CNN risolli në vëmendje një analizë të profesorit të Studimeve Ballkanike, Sllave dhe Lindore në Universitetin e Maqedonisë, Konstantinos Tsitselikis, botuar në 2016.
Tsitselikis flet për çështjen çame.
Lidhur me qëndrimin e Greqisë dhe Ministrisë së Jashtme greke, ai thotë se “fillimisht duhet të jetë e qartë se për çamët nuk ka të drejta pronësore”.
“Por pala greke mund të administrojë politikisht njohjen e këtyre ngjarjeve.
Duhet të ulet për të diskutuar dhe ta mbyllë çështjen.
Duhet të kemi një debat të hapur dhe të ecim përpara.
Sa më shumë e fsheh një çështje nën rrogoz, aq më shumë i jep të drejtë palës tjetër.
Gabimisht i jepet e drejta palës tjetër të maksimizojë këtë si kauzë bisedimesh”, thotë Konstantine Tsitselikis.
Në intervistën për “Ta Nea”, Rama i quajti çamët “shtetas shqiptar që kanë të drejta”, frazë e cila ishte zgjedhur ehe si titull i kopertinës nga gazeta e njohur greke./a.m.