Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se vendi gjendet në situatën jo të mirë, si pasojë e punës joserioze nga krerët e vendit.
Ai ka thënë në “Rubikon” të KTV’së se në asnjë vend të botës nuk nënshkruhet një marrëveshje dhe pastaj pas disa vjetëve të tentohet të shfuqizohet një vendim i tillë.“Edhe kur nuk ki ekspert, blihet e paguhet.
Shteti i ka ato mundësi, vetëm e vetëm që mos të gabohet”, ka thënë ai.Përgjegjës kryesor i gjithë situatës brenda vendit, sipas tij, është ish-kryeministri dhe presidenti aktual, Hashim Thaçi.
“Unë po e them me zë diçka që e dinë të gjithë dhe nuk hezitoj të them diçka të tillë. Ne jemi me këto tema të mëdha në tavolinë që nga dita e parë”, ka thënë Limaj. (b.an)