Kryetari i PD, Lulzim Basha, inkurajoi fermeret e Divjakes te protestojne para kryeministrise kunder braktisjes nga qeveria.
Basha ishte sot ne Divjake ku u takua me fermeret, te cilet u shprehen te revoltuar nga mbetja pa shitur e prodhimeve te tyre. Fermeret thane se jane mashtruar ne fushate nga kryeministri Rama.
“Nuk marrim asnje subvencion as ne nafte, as ne fara, as ne plehra kimike”- u shprehen ata, teksa shtuan se po konkurohen padrejtesisht nga prodhimet e importit.
Ata i thane kryetarit Basha se do t’i hedhin ne lume prodhimet e tyre, por kreu i opozites i nxiti qe, ne vend te çojne dem djersen e tre, te vijne ne Tirane, te bllokojne kryeministrine.
“Duhet te hedhim Ramen ne kanal, jo djersen tuaj”- u tha Basha fermereve. Kryetari i PD shprehu bindjen se nje qeveri qe eshte vene ne sherbim te nje grushti njerezish te korruptuar dhe te lidhur me krimin, nuk do t’u sherbeje qytetareve. Basha tha se me programin e PD per mbeshtetjen me 150 milione dollare ne vit, fermeret do t’ia dalin te konkurojne me importin, te shesin prodhimet ne treg dhe te rimekemben ekonomikisht.