Skagway Alaska!
Asgje historike apo gjeografike nuk e lidh kete vend te larget me Shqiperine. Por megjithate eshte nje shembull i madh, nder shume te tjere se si mund te behet Shqiperia. Kemi nje histori e shume historira me te vogla, kemi det e kemi male. Duhet te shtosh dhe ca mendje te zgjuara dhe them qe patjeter behet. Pavaresisht te gjithave, per ata qe kane durimin te lexojne shenimet e mija, do te tregoj historine e ketij vendi ashtu sic e ndjeva une.
…………
….Skagway si asnje qytet tjeter ne Alaska shquhet per lidhjet e tij me periudhen e etheve te arit. Si qytet (apo qyteze, sepse ka vetem dicka mbi nje mije banore ne vere e me pak se 100 ne dimer) ai veteadministrohet (First Class Borough Power), nje forme qeverisje lokale kjo e praktikuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Qyteti ne fjale ndodhet ne fundin e skajshem te fjordit Lynn i cili eshte dhe fjordi me verior i brigjeve te jugut te Alaskes.
Emri i tij lidhet me nje legjende te indigjeneve native te tribuse Tlingit qe flet per nje grua qe ktheu vehten ne shkemb e qe here pas here per arsye qe askush nuk i di, ngre erera te forta e dallge te medha ne kete fjord te ngushte, shume te thelle e me bukuri marramendese. Ne te folmen e indigjeneve emri i saj shqiptohet “shgagei” e qe amerikanet e adaptuan ne “Skeguei” (Skagway).
Zbulimi i arit ne Klondike (pak me ne veri se Skagway), me 1896, ndryshoi gjithcka per kete vend qe para ketij zbulimi kishte vetem nje kabine druri qe bashke me truallin e qytetit te sotem dhe nje bankine te vockel i perkiste William Moore, eksplorues i British Kolumbia-s dhe I Alaskes,dhe njeheresh kapiten anijesh me avull.
Gazetat e kohes lajmeronin boten per njerez qe mblidhnin ar neper perrenj e lumenj… Dhe Skagway ishte e vetmja porte hyrese per ne Yukon, zonen ku ishte zbuluar ari.
Me 29 Korrik 1897 erdhi ne Skagway e para anije me avull qe quhej “Queen” dhe shkarkoi ngarkesen e pare me kerkues te arit. Mbas kesaj me nje mesatare prej rreth 1000 per jave vinin pa pushim kerkues te tjere ari, shumica te papergatitur e te pa eksperience per te perballuar ferrin e klimes, rrugen per te arritur deri ne Klondike e mbijetesen deri ne kufijte e te pa imagjinueshmes. Skagway u be keshtu shume shpejt qyteti me i populluar i Alaskes.
Nje raport policie i asaj kohe e pershkruante jeten ne Skagway si “pak me te mire se ferri nen toke”. Dhune , duele, rrahje, prostituta, kumar dhe pije alkoolike. Ligji i me te fortit dhe “Toka eshte e zene” pavaresisht ne kishte nje pronar tjeter apo jo. Qyteti ishte nen terrorin e nje rrjeti te organizuar kriminelesh me ne krye te famshmin Jefferson Randolph i njohur ne gjithe Ameriken e asaj kohe si “Soapy” Smith II. Midis te tjerash me ka ngelur ne mendje fakti qe ata kishin ndertuar dhe nje zyre telegrafi fallso ku kishin vene disa pajisje fallso qe nuk punonin e nuk kishin lidhje me asnje mjet apo zyre telegrafi tjeter ne bote dhe mashtronin kerkuesit e permalluar per te afermit e tyre, me pagesa 5 dollare te asaj kohe (rreth 140 dollare sot) per mesazh , gjoja sikur transmetonin mesazhe ne vende te tjera te botes, tek familjet e kerkuesave te arit.
Ky kriminel u vra ne duel me 1898 dhe sot gjendet ne varrezat e Klondike Gold Rush ne Skagway ose sic quheshin ndryshe ne perendimin e Amerikes se asaj kohe, Boot Hill, emer qe nenkupton varret e atyre qe vdisnin me cizme veshur, ne duelet ose luftimet e rastit aq te zakoneshme ne ate kohe. (Boot -ne anglisht kupton cizme dhe Hill -koder, koderze /kupto varr).
Ne 1896 nje grup investitoresh kishin menduar dhe me 1898 filluan ndertimin e nje hekurudhe malore te ngushte (914 mm gjeresi midis dy shinave) qe lidhte Skagway me Whitehorse (nje tjeter vend ne Yukon midis Skagway dhe vendit ku kerkohej per ar), projekt i cili u realizua per dy vjet..
Por dy vjet mbasi kishte filluar, u be e qarte qe kerkimi i arit ne Yukon nuk ishte me nje histori terheqese. Ari ne siperfaqe ishte zhdukur e duhej te germoje shume per te gjetur dicka.
Nje vend tjeter, me ne veri te Alaskes, me emrin Nome, ngriti veshet e gjithe botes. Sapo erdhi informacioni i pare, brenda dites qyteti Dawson i ndertuar buze lumit Yukon nga kerkuesit e arit, u braktis e u kthye ne fantazme! Tre burra te lindur ne vendet skandinave kishin gjetur flori ne nje perrua me emrin Anvil ne Nome te Alaskes! …Kaq u desh qe qe edhe Skagway te rrudhej ne permasa te pabesueshme brenda disa diteve……
……………………………………….
Askush nuk eshte me gjalle nga ajo kohe. Por jane gjerat qe shenojne historine. Jane enderrat njerezore per nje jete me te mire, librat e Xhek London qe me frymezuan dhe mua te shkoja atje, vendet te cilat une i shkela e I pashe, jane varret, gjurmet e germimeve , objektet, rruget, dhe jane padyshim edhe fantazmat e atyre qe vdiqen ne kete perpjekje te pamateshme njerezore.
Dhe historia eshte si vera: – Sa me e vjeter aq me e mire!
….White Pass, Klondike, Dawson, Yuknn River , Dead Horse Trail (Rruga e Kuajve te Ngordhur), shume objekte te lena sic kane qene, te tjera te restauruara e aq shume historira jetesh njerezore te shenderruara ne legjenda me kalimin e kohes. Kjo eshte historia e ketij vendi!
Gjithe kohen qe vizitoja Yukon, me behej sikur ne pyjet e tij degjoja “The call of wild -Kushtrimin e te pareve” si nje ulerime e trishtuar dhe e zgjatur ujku a qeni…
Ne shume e shume menyra, kerkuesit e floririt ne Yukon, perjetuan me te madhen experience te jetes se tyre. Ne vetem dy vjet kohe, njerezit munden te shohin si ne pasqyre naivitetin e femijerise, entuziazmin e rinise, zhgenjimin e burrerise dhe maturine e pjekurise. Ne dy vjet ata jetuan eksperiencen e nje jete te tere…
– Ne rreth 12 deri 16 jave vere Skagway vizitohet nga rreth 900,000 turiste te cilet jane burimi pothuaj I vetem I te ardhurave te Skagway. Vini re numurat! – ne kohen e floririt vinin 1000 njerez per jave kurse sot vijne dicka mbi 56 000 njerez ne jave per ta prekur kete histori. Cdo turist harxhon per nje dite diku midis 300 dhe 400 dollare amerikane. Qe do te thote nje e ardhur prej 270 deri 360 milion dollare per nje qyteze me 1000 banore. Sigurisht qe keto para nuk ndahen ne menyre te barabarte per te gjithe por mesatarja e te ardhurave per banoret e thjeshte eshte diku tek 15 000 dollare amerikane ne muaj per aq kohe sa punojne. Prandaj aty gjen punetore te ardhur nga shtete te tjera te USA, gjen cmimin e produkteve bujqesore e blegtorale 5 deri 8 here me te larta se pjesa tjeter e USA dhe shtepite gati po aq te shtrejta sa ne Manhattan. Gjen nje qytet qe i respekton turistet sikur te jene perendi, nje qytet fin, pa burg, pa krime e vetem me nje zyre policie e cila percjell gjithmone tek eproret mijra kilometra larg te njetin raport; – “Probleme s’ka!”
Duket sikur “ethet e arit” vazhdojne. Disa germojne akoma per flori (preka dhe une nje copeze ari sa nje grimce e vockel vese fluturuese!) e te tjere si puna ime vijne dhe e bejne kete vend te notoje ne para. Dhe Skagway eshte perseri nje vend i shkelqimit e i pasurise. “The call of the wild” vazhdon me nje menaxhim te shkelqyer te historise e te natyres….
…………………………….
Pyetjes time nese banonte ndonje shqiptar ne Skagway apo Yukon, guida ime ju pergjigj se nuk kish degjuar kurre per shqiptare ne ate vend. As ne rregjistrimin e vitit 2015 te popullsise nuk ka ndonje te dhene per shqiptare ne kete qytet. Por ka shqiptare ne Anchorage e ca vende te tjera te Alaskes. Nga informacionet qe kam mundur te mbledh ata kryesisht punojne si pronare restorantesh te vogla, ne ndertim e si shofera taksish. Mendohet se sot mund te jene afer 1000 shqiptare ne Alaska. I pari rast eshte dokumentuar me 1992./Tema