Ndahet nga jeta në moshën 47-vjeçare, ish-drejtoresha e LSI dhe ish-kryetare e një prej njësive bashkiake në Tiranë. Abazi u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Së fundi ajo mbante postin e Drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Të shumtë kanë qenë miqtë e saj që kanë shprehur dhimbjen nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Lajmin e ka konfirmuar aktivistja e LSI-së, Elona Guri si dhe deputetja Nora Malaj.
“Luzhiana o engjëll i bukur, unë besoja që ti do ia dilje se ishe e fortë! Ty të donte Zoti pranë vetes se ishe shumë e vecante dhe me e mira për gjithe ne!
Je bërë kaq e bukur dhe dukesh kaq e qetë tani pas atyre dhimbjeve të tmerrshme që përjetove! Të dua shumë o Lala jone ! Do të mbajë gjithmonë në zemër me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde.Sherbe ashtu sic di vetem ti ,me energjite e tua ne parajse o Engjell !!”, shkruan Elona Guri.
JETESHKRIMI
Luzhiana Abazi lindi ne qytetin e Durresit, me 19 Maj 1971.
Ne vitin 1994, u diplomua ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti i Tiranes.
Znj. Abazi ka kryer nje sere specializimesh dhe trajnimesh.
Gjate periudhes 1996-1998 ajo ka kryer nje specializim per mjekun e familjes . Me 1999 – 2000 perfundoi me sukses Master-in per “Menaxhimin e sherbimit shendetesor paresor”, Instituti superior “Della Sanita” ne Rome.
Ne periudhen 2000 – 2002 ka qene Drejtore prane Autoritetit Shendetesor Rajonal.
Znj. Abazi ka qene pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise per rreth 5-vjet, ne vitet 2002 -2007.
Ne periudhen 2007-2011 eshte zgjedhur kryetare e njesise bashkiake nr.6 Tirane. Ne 2011-2013 ka qene drejtore e “Drejtorise nr. 2 te Punetoreve te Qytetit’, Bashkia Tirane.
Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka ushtruar detyren si drejtore e Sherbimit Spitalor prane Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor (FSDKSH)
Nga 2016 e ne vazhdim ka qenë drejtore e “Drejtorise Rajonale te Fondit Tirane”.
/a.m.