Vendi mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta dhe kalimtare deri në mesditë kur vranësirat të shtohen në të gjithë vendin.
Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin; më të shpeshta në zonat Veriore dhe Qendrore. Në kushtet e kthjellimeve me vranësira të herë pas hershme mbetet vendi edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante në të dy ekstremumet termike ditore vlerat e të cilave do të variojnë nga -3 në 16°C.
Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./a.m.