Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit të Partisë Demokratike që po mbahet me dyer të mbyllura. ‘BalkanWeb’ raporton se lideri i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar para deputetëve të tij se seancat plenare do të vijojnë të mos jenë normale, duke nënkuptuar kështu se opozita do të protestojë brenda sallës.
Burime brenda mbledhjes së PD treguan se Basha u shpreh i vendosur se opozita do të jetë në mbrojtje të qytetarëve të varfër shqiptarë.
“Asgjë nuk do jetë normale në seancë ndërkohë që ata kanë uzurpuar çdo gjë. Diskutime për numër nuk ka. Qëndrim në mbrojtje të varfërisë dhe qytetareve, rinisë dhe ekonomisë. Paligjshmëria dhe padrejtësia e mazhorancës nuk ka kufi. Ata janë në panik. Shpirti syri veshi dhe zëri i qytetareve duhet të jemi ne”, tha Basha./a.m.