Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama nuk janë aq të pasur sa çmund të mendohet, madje janë në borxhe. Të paktën kështu rezulton nga të dhënat e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, për vitin 2014.
Gazeta “Panorama” zbardh dokumentet e deklarimit të pasurisë së çiftit kryeministror ku thuhet se Rama dhe e shoqja kanë marrë një kredi prej 80 mijë eurosh për shtëpinë në Surrel të Tiranës. Sipas dokumentit kredia është marrë në Bankën Intesa Sanpaolo dhe duhet shlyer për një afat 10 vjeçar. Bashkëshortët kanë si detyrim të paguajnë secili 50% të shumës.
Deri më tani gjërat nuk ju kanë ecur mirë pasi çifti ka arritur të shlyejë 6.886 euro, ndërkohë që mbeten dhe 72 mijë euro kredi. Po për ndërtesën e re, bashkëshortja e Kryeministrit ka deklaruar se ka blerë një tokë arë me sipërfaqe 886.5 m2 në Surrel, me vlerë 400.000 lekë.
Redaksia Online
(JavaNews.al)