GREQI- Policia greke ka ndërmarrë një operacion anti-drogë në aksin Kapshticë-Kostur, ndërsa ka arrestuar një shqiptar dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim.
Policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet, por drejtuesi nuk i është bindur urdhrit, ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar në drejtim të kufirit të gjelbër.
Policia greke ka vazhduar ndjekjen dhe ka arritur të pikase në Botaniko, Kostur mjetin me dy të dyshuar, shoferin dhe pasagjerin. Sapo kanë parë policinë ata janë futur me këmbë ne pyll.
Nga ndjekja është arritur të kapet njeri, shqiptar 47-vjec, ndërsa pranë mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 8 pako që përmbanin 54 kg 463 gram marijuane. Vijojnë kërkimet për kapjen e të dyshuarit tjetër, i cili rezulton të jetë drejtuesi i mjetit, shqiptar 37-vjec.
(d.d/BalkanWeb)