Pas denoncimit të bërë nga ish kryeministri Berisha se deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi nuk paguan energjinë në një zyrë të hapur për diskutim me qytetarët në qytetin e Pogradecit ka ardhur reagimi nga OSHEE.
“Në lidhje me akuzën e deputetit Berisha, sipas të cilit deputeti Eduard Shalsi konsumon energji elektrike duke shmangur pagesat në zyrën e tij të pritjes për banoret në Pogradec, sqarojmë se:
Nga verifikimi në terren rezulton se ambjenti është brenda një kompleksi hoteli, ku z.Shalsi ka marrë me qira zyrën, sipas marrëveshjes kontraktuale me subjektin privat që disponon kontratën e furnizimit me energji elektrike me OSHEE, konform procedurës”, reagon zyrtarisht OSHEE.
a.o