Marrëveshja e detit e 2009: Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese hedh poshtë akuzat për blerje të vendimit.
I ftuar në emisionin “JAVA” në RTSH, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese dhe aktualisht Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, duke i’u përgjigjur pyetjes së analistit dhe gazetarit Lorenc Vangjeli në lidhje me akuzat e ish-Kryeministrit Berisha për blerjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë në vitin 2009 nga palë të treta, dha këtë përgjigje “Jo, e them me përgjegjësi të plotë jo vetëm për vete, por të gjithë trupën e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi atë marrëveshje”.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese” u shpreh ai “është një pikë referimi për çdo negociatë tjetër për një marrëveshje të re me palën greke” deklaroi Sdushi, duke shtuar se “ në ktë kontest, çdo marrëveshje e re do të jetë më e mirë se ajo e vitit 2009”
Marrëveshja me Greqinë, Zogaj: “S’kishte transparencë. Qeverinë tonë e zgjoi Kotzias”
Gjatë debatit për marrëveshjen me Greqinë në emisioni “JAVA” në TVSH, analisti Preç Zogaj akuzoi Qeverinë për mungesë totale transparence lidhur me negociatat për çështjet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Tanët i zgjoi Kotzias” tha Zogaj, duke sjell në vëmendje faktin se pala greke kishte bër transparenc me opinionin publik dhe opozitën për bisedimet, ndërsa pala jonë ende vetëm është përfshirë në polemika që kanë shpërthyer po ende nuk ka sqaruar zyrtarisht për opozitën dhe presidentin e republikës. “Ka më shumë propagandë se sa thelb nga të dyja palët” tha Zogaj duke hedhur dyshimin se Ministri i Jashtëm grek mund ta ketë përdorur për konsum të brendshëm propagandistik deklaratën e tij.
Analisti Lorenc Vangjeli vlerësoi përpjekjet e Qeverisë Rama për një marrëveshje të re me Grqinë për detin dhe të gjitha çështjet dypalëshe. “Gabimet e së kaluarës nuk duhet të përsëriten” tha ai, duke e cilësuar vepër penale “lëshimin e territorit”, sipas tij në marrëveshjen e mëparshme.
Zogaj replikoi me Vangjelin duke thënë se “Nuk duhet të konfondohen gabimet, metodologjia e zgjedhur në negociata me tradhëtinë”. Ai u shpreh se “autoritet shtetërore nuk mund të shesin territore dhe Gjykata Kushtetuese nuk mori kompasin por e rrëzoi marrëveshjen, dhe mirë bëri, për shkelje proceduriale dhe për përdorimin të papërshtatshme për interesat e Shqipërisë”.